Dauti Komerc me studim për kompanitë më të mëdha në vend

Presidenti i kompanisë,Dauti Komerc,Xhemail Duti,Odës Ekonomike të Maqedonisë-Veriperëndimore(OEMVP), i ka dhuruar një studim me peshë të lartë afariste,në të cilin pasqyrohen të dhëna statistikore për shumë kompani në Maqedoninë e Veriut. Studimi në mënyrë solemne i është dorëzuar kreut të kësaj ode,Nebi Hoxha.
Në këtë studim në formë raporti paraqiten të dhëna statistikore per 6020 kompanitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjë që do ta lehtësojë punën e OEMVP-së sa i përket kryerjes së analizave studimore dhe dhënies së shërbimeve për anëtarët dhe më gjërë.
Këto 6020 kompani në këtë raport rangohen sipas disa kriteriumeve, siç janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve etj.
Qarkullimi vjetor për vitin 2018 nga keto 6020 kompani është gjithësej 20.183.277.719,00 € (euro), fitimi neto gjithësej 1.415.818.108,00 € (euro) si dhe numri i të punësuarve 278.033.
Me ndihmën e këtij raporti kompania Dauti Komerc kontribon në ngritjen e standardeve dhe krijimin e një targeti të fuqishëm të fushëveprimit të OEMVP-së.

Marketing
Marketing