Dauti Komerc: Mos bëni panikë, në depot tona ka artikuj ushqimorë për pesë muajt e ardhshëm

Kompania “Dauti Komerc”, përmes një komunikate me shkrim i ka njoftuar të gjithë qyetetarët e Maqedonisë se kjo kompani ka sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë dhe në mënyrë të pandarë do të bëjë distribuimin e materialeve ushqimore në të gjitha marketet në teritorin e Maqedonisë së Veriut.
”Duke marë parasyshë situatën e krijuar me virusin COVID19, i njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit tonë se ne si kompani importuese gjenrale e një game të gjërë produktesh do vazhdojmë rregullisht t’i furnizojmë të gjitha marketet me artikuj ushqimorë.
Në depotë e kompanisë tonë ka një sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë që mund të plotësojnë nevojat e qytetarëve për pesë muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë, Dauti Komerc.
Ndërkohë edhe pronari i kësaj kompanie, Xhemail Dauti gjatë takimit që ka realizuar me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me pronarët dhe menaxherët e marketeve si dhe distributorët, ka potencuar se ka mjaftueshëm rezerva ushqimore për produktet bazë.
“Vetëm javën që shkoj kishim turbulencë në rrjedhën e distrubuimit, duke pasur parasysh që qeveria dhe MPJ-ja me urgjencë hapi koridore me vendet që kishin ndalesë, prej dje koridoret dhe rrjedhja e mallrave vazhdon pa problem. Në vendet tona kemi stoqe për afat kohorë një mujorë. Mirëpo kemi rrjedhë në kontinuitet të produkteve. Produkte dhe mallra do të ketë”-tha Xhemal Dauti.
Ndërkaq importuesit e dhe distributorët theksuan se nëpër depot në Maqedoninë e Veriut ka mjaftueshëm rezerva për periudhë 1 mujore dhe se qarkullimi i mallrave po vazhdon, respektivisht do të ketë mallra të reja.

Marketing
Marketing