Kompania Dauti Komerc, e përfaqësuar nga pronarët e saj, Xhemali dhe Hamim Dauti ka marë pjesë në konferencën rajonale për tregti të mallrave për konsum të gjërë cila për të pestën herë organizohet nga magazine In store.Një ndër panelistët e kësaj konference ishte edhe drejtori i kompanisë,Xhemali Dauti i cili gjatë prezantimit të tij ka rëfyer historinë dhe ngritjen e kompanis nga fillimi,angazhimin fillestar ,përhapjen e biznesit,sfidat gjatë ngritjes së kompanisë, ritjen dhe zhvillimin ndër vite,aktivitete shoqërore e deri në ditët e sodit.
”Kompaninë Dauti Komerc e themeluam në vitin 1990, bashkë me vëllezërit e mi, e filluam si një ndërmarje të vogël familjare duke e kufizuar veprimtarënë tonë në nivel local.

Hapat e parë padyshim se ishin shumë të rëndë filluam, me mund punë dhe angazhim serioz aritëm që të etablohemi si një ndër kompanitë më të mira në distribuimin e konsumit të gjërë,punuam shumë ditë e natë,falë qasjes tonë profesionale, duke shfrytëzuar përparësitë dhe përgaditjet tona profesionale dhe arsimore, ia dolëm me sukses dhe shumë sakrificë që të arijmë këtu ku jemi. Idea dhe vizioni janë faktorë kryesorë të suksesit të një kompanie dhe falë këtij përkushtimi ne sot jemi një kompani e etabluar në më tepër shtetet të rajonit, dhe atë Maqedoni, Kosovë , Shqipëri dhe Mal Të Zi”, ka deklaruar Dauti.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe kompania e tyre është ngritur në aspektin professional në të gjitha sferat dhe është shëndruar një model suksesi jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë¨,ka deklaruar pronari , Xhemail Dauti,gjatë prezantimit të kompanisë së tij në këtë konferencë.

Si rezulatat i këtij përkushtimi,Dauti Komerc, sot eshtë etabluar si një ndër kompanitë më serioze në pjsën e konsumit të gjërë ushqimorë dhe është distriributorë i shumëbrendeve, ndër të cilat edhe i brendit të njohur “Divella”,nga Italia,Meggle, Ovako si dhe shumë brende të tjera botërore.

Në këtë konferencë e cila u organizua për të pestën herë,nga In store morën pjesë 350 pjesëmarës nga pesë shtete të rajonit, dhe 130 kompani nga vendi.Ky takim ishte një mundësi e mirë që kompanitë të shkëmbyejn përvojat e tyre si dhe mundësitë për zgjërimin e biznesit mes shteteve të rajonit dhe më gjërë.

Gjatë këtij takimi,përveç mundësisë dhe shkëmbimit të përvojave nga shumë kompani të suksesshme nga vendi dhe rajoni,janë prezantuar ekspertë të shumtë të cilët kanë paraqitur vizionet e tyre për zhvillimin e biznesit.