Dauti Komerc shton kapacitetet, investon 3 milion euro në investime kapitale

Nevojat e tregut dhe shërbimi më efikas dhe cilësorë ndaj komitentëve dhe bashkëpunëtorëve e kanë shtyrë Kompaninë Dauti Komerc , që të investojë në rritjen e kapaciteteve si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë.

Marketing

Për të siguruar konsistencë dhe përmirësimin e performansave afariste si dhe mirëmbajtjen e pozicionit të arritur në vendet e rajonit, rezultatet e deritanishme dhe besimin të cilin e ka arritur tek konsumatorët në nivel global, rezulton me përforcimin e pozicionit konkurrues në tregjet e njohura në rajon dhe më gjerë si kompani e cila është e aftë për ambientim të shpejt me të gjitha kushtet në mjedisin e bizneseve.

Risitë e Dauti Komerc në spektrin e logjistikës e mundësojnë distribuimin e brendeve të reja me kualitet të lartë të cilat gjithashtu e fitojnë besimin e konsumatorit. Për këtë qëllim, kompania Dauti Komerc, ka filluar ciklin e ri të investimeve në ngritjen e kapaciteteve të saja ,me ç’rast në kompleksin në Saraj është duke u realizuar projekti për rritjen e kapaciteteve për 2000 metër katrorë, në Kosovë shtohen kapacitetet e depove për 5000 metër katrorë , ndërsa në Strugë është bërë blerja e tokës prej 4500 metra katrorë e cila do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve konkurruese në rajonin e Ohrit dhe të Strugës.

Ky investim është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një kompani e etabluar si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme shqiptare ndërsa dy vite edhe kompania më e suksesshme e vitit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Dauti Komerc është shoqatë aksionare e afirmuar me udhëheqës dhe lider i shëndoshë në rajon e më gjerë, qëllimi i së cilës është që t’u ofrojë klientëve shërbime moderne, të besueshme dhe shërbime ekonomike kurdo dhe kudo që të kenë nevojë.
Kompania Dauti Komerc, është renditur në top njëqindëshin e kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Vereiut për vitin 2018 e cila bëhet në bazë të të dhënave zyrtare të Regjistrit Qendror si institucion përgjegjës. Kjo kompani gjithashtu ka marrë mirënjohje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, për investime jashtë vendit në funksion të rritjes së eksportit nga vendi në tregjet e rajonit.

Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.