Dauti Komerc,ndihmë për mantelbardhët

Në moment më të vështira,kur pandemia Covid 19,po sfidon mbarë njerëzimin dhe kjo sëmundje po mer jetën e dhjetra mijë personave në mbarë globin mjekët janë ata të cilët janë në vijën e parë të frontit dhe ballafaqohen me sfida të mëdha duke luftuar për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve, dhe duke vënë në rezik jetën e tyre por edhe të familjarëve. Mantelbardhët sot janë personat më të ekspozuar ndaj këtij reziku global,ne duhet ti mbrojmë ata që ata më pas të na mbrojnë neve,familjet tona ,prindërit,gjyshërit tanë. Sikurse në pjesën më të madhe të botës ashtu edhe në vendin tonë kjo pandemi, i gjeti të papërgaditur sistemet shëndetësore të cilët po ballafaqohen me mungesën e paisjeve dhe mjeteve mbrojtëse për mjekët.Për të ndihmuar ata të cilët janë në vatrat e zjarit dhe sadopak për t’ua lehtësuar punën e tyre dhe për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve të njerëzve,kompania “Dauti Komerc”,si kompani me përgjegjësi shoqërore,perms fondacioni Albiz është përkujdesur që tu ndihmojë mjekëve me pajisje mbrojtëse dhe materiale dezinfektuese.

Marketing

Kjo kompani ka shpërndarë për mjekët maska mbrojtëse,doreza,skafandra,size mbrojtëse dhe dezinfektues për spitalet dhe institutet e shëndetit public.Në këtë akcion janë përfshirë ,Spitalin klinik bashku me qendrën e shëndetit public në Tetovë,Klinikën për alergologji dhe pulmologji,Shtëpin e shëndetit në Kumanovë,Qendrën për shëndet public në Shkup,Spitalin psikiatrik dhe spitalin e specializuar të geriatrisë “13 nëntori”.

Me qindra mijëra raste të vdekjes në gjithë botën, virusi COVID19 ende paraqet kërcënim global për secilën jetë,prandaj ne duhet të jemi të jemi të përgjegjshëm dhe të disiplinuar. Prej secilit prej neve varet se a do të ketë nevojë që edhe më tutje të ashpërsohen masat për mbrojtje. Prej secilit prej nesh varet se deri kur do të jetë e nevojshme ora policore ose gjendja e jashtëzakonshme .Ata janë në vijën e parë në parandalimin dhe menaxhimin me pasojat nga epidemia COVID 19. E rrezikojnë shëndetin e tyre dhe jetën e tyre, që ta mbrojnë shëndetin tonë dhe jetët tona. Për këtë, t’i respektojmë rekomandimet dhe t’iu ndihmojmë mjekëve. Vetëm bashkë mund ta fitojmë betejën kundër virusit korona.

Marketing