Dauti:Qeveria të vazhdoj me reformat në ekonomi

Drejtori i kompanisë , “Dauti Komerc”,Xhemali Dauti, gjatë takimit që kanë pasur përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore(OEMVP) , me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev ka kërkuar nga qeveria që të vazhdojë me reformat ekomonike me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të bërë biznes në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu ka kërkuar disa ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me doganimin e artikujve të caktuar ushqimorë si dhe ndryshime tjera të cilat sektorin priva do ta vënë në pozicion të njejtë me atë publik dhe shtëtërorë.

Marketing

“Kërkova nga Ktryeministri që të zvoglohen tarifat doganore për disa ushqime brumore që vijnë na shtetet të Bashkimit Evropian, sepse Maqedonia e Veriut, si vend që nuk prodhon këta ushqime , nuk ka arsye që ti mbron si prodhime vendore. Mora përgjigje nga Kryeministri
se nuk ka asnjë arsye që kjo taksë të mebetet ende në fuqi dhe premotoi se së shpejti qeveria që drejton ai, do të miraton ndryshime ligjore ku do të largohet tarifa doganore për të gjitha pastat të cilat importohen nga vendet e BE-së, Gjithashtu në këtë takim kamë kërkuar nga qeveria që të bëjë ndryshime në ligjin për përmbarim , sepse me ligjin aktual institucionet shtetërore anashkalojnë borxhet nda kompanive private dhe përparësi gjatë pagesës kanë institucionet publike apo shtetërore, me çrast Kryeministri i vendit ka thwnw se qeveria do të vazhdojë me konceptin për të krijuar kushte të barabarta biznesi dhe se qeveria do të implementojë konceptin e bankrotit institucional”ka thënë Dauti.

Ai gjithashtu ka marë edhe garanci nga qeveria se do të përshpejtojë procedurat për hapjen e terminalit doganorë në Zonën e Lirë ekonomike në Tetovë.”Kërkova nga Kryeministri Zoran Zaev, që qeveria të përshpejtojë përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të terminalit doganorë në Tetovë, dhe mora garanci se institucioni që drejton ai tanimë i ka filluar procedurat e ndryshimeve ligjore për hapjen e këtij terminali dhe i njejti së shpejti pritet të jetë në funksion”, ka deklaruar , Dauti në fjalimin e tij. Ai gjithashtu ka kërkuar nga kryeministri i vendit që të fillojë zbatimi i ligjit për zhvillim të barabartë rajonal me qëllim të zhvillimit më të madh të komunave dhe krijimin e kushteve më të mira për biznes, ndërsa ka falenderuar kryeministrin Zaev që ka pranuar një ndër kërkesat e tija për shlyerjen e borxheve të komunave .

”Mora garanci nga Kryeministri i vendit se procesi i decentralizimit fiscal në pushtetin local deri në vitin 2021 do të përfundojë në mënyrë të plotë. Gjithashtu kërkova nga qeveria që të bëjë edhe ndryshime tjera ligjore që kanë të bëjnë me doganimin e artikujve të caktuar ushqimorë si dhe ndryshime tjera ligjore të cilat sektorin privat do ta vënë në pozicion të njejtë me atë publik dhe shtëtërorë. Gjatë këtij takimi që ka pasur kryeministri me përfaqësues të OEMVP-së, u bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit, për masat e qeverisë dhe politikat për mbështetje të biznesit, për mundësite e investimeve të cilat i ofron vendi ynë, dhe për problemet aktuale të cilat i adresojnë kompanitë gjatë kryerjes së veprimtarisë të subjekteve afariste dhe për mënyrën e zgjidhjes së tyre.Kryeministri Zaev, gjatë fjalimit të tij dha një përshkrim për ambientin ekonomik në vend edhe perspektivat e reja sëbashku me mundësitë e investimit të cilat hapen para kompanive me anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, por edhe nëpërmjet masave për mbështetje nga politikat ekonomike të cilat ndihmojnë ndjeshëm rritjen dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë
së kompanive vendase.

Gjatë ketij takimi Kryeministri i vendit, Zoran Zaev dhe stafi ekonomik i qeverisë , gjatë fundit të muajit Maj ose në fillim të qershorit do të vizitojnë Kompaninë “Dauti Komerc”, ku në mënyrë të drejtpërsëdrejtë do të njoftohet me mënyrën e funksionimit të kësaj kompanie e cila është një ndër kompaniotë më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut.