David dhe Victoria Beckham të infektuar me koronavirus, e mbajtën të fshehur

Çifti i njohur dhe disa prej të afërmve dhe anëtarëve të stafit të tyre raportohet të kenë luftuar me virusin korona në fillim të këtij viti.

Marketing

Victoria dhe David Beckham u infektuan me Covid-19 në fillim të këtij viti pas një ndeje në në Los Anxhelos.

Sipas gazetës The Sun, çifti dhe një numër i të afërmve, miqve dhe punonjësve ishin me koronavirus dhe vendosën ta mbanin të fshehtë.

Familja dyshohet se u sëmur në mars kur çifti fluturoi në SHBA për të marrë pjesë në detyrat për klubin e futbollit të David, Inter Miami.

Një burim i tha botimit se të dy kishin marrë pjesë në një varg ndejash në LA që bënë që ata të infektohen me virusin.

Ndërkohë e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Familja festoi ditëlindjen e 21-të të djalit të tyre Brooklyn në 6 Mars në shtëpinë e tyre në Cotswolds ku ishin të ftuar emra të njohur si Emma Bunton dhe Stormzy.

Beckhams ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këto lajme.

Marketing