David Ornstein: AC Milan tërhiqet nga Superliga

0:16 | 21 Prill 2021

Marketing

Gazetari i The Athletic, David Ornstein, ka njoftuar se klubi AC Milan është larguar nga Superliga.

Pas largimeve të gjashtë klubeve të Anglisë nga kjo garë, pritet edhe largimi i klubit të Milanit, siç raporton Ornstein, përcjell lajmi.net.

Arsenal, Manchester United, Tottenham, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City njoftuan largimin nga Superliga, duke i kërkuar falje tifozëve.

Gazetari Fabrizio Romano, tha se e ardhmja e kësaj Superlige varet nga klubet angleze, të cilat tanimë janë larguar./Lajmi.net/

Marketing