De Biasi trajner i skuadrës nga Serie A

Gianni de Biasi është rrugës së mirë për t’u rikthyer në rolin e trajnerit në Serie A.

Marketing

Ish trajneri i Kombëtares Shqiptare, shumë shpejtë mund të marrë drejtimin e skuadrës së njohur nga elita e futbollit italian.

Siç raportojnë mediet në Itali, drejtuesit e Frosinones po mendojnë seriozisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Moreno Longo, për t’ia besuar skuadrën De Biasit.

De Biasi së fundi ka qenë jo pak herë pjesë e spekulimeve, ku raportohej edhe për marrjen e drejtimit të Kombëtares së Armenisë.

62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës i dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar.