Kevin De Bruyne është larg fushave për një kohë të konsiderueshme pas një lëndimi të pësuar në fillim të sezonit.
Ylli belg po synon rikuperimin e tij në kohë që të jetë i gatshëm për derbin lokal ndaj Manchester United, që luhet me datë 11 nëntor.

De Bruyne ka luajtur vetëm një lojë gjatë këtij sezoni, megjithëse mungesa e tij nuk vërehet aq falë kualitetit të madh në skuadrën e Cityt.

Belgu parashihej të kthehej në fund të nëntorit megjithatë ai synon të kthehet më heret.