De Jong dhe De Ligt shihen në aeroportin e Barcelonës, a po bëhet transferimi?

Një fotografi ‘bombë’ po qarkullon në mediet spanjolle, e publikuar nga ‘Sport’.

Frenkie de Jong dhe Matthijs De Ligt janë parë në ambientet e aeroportit të Barcelonës, duke rritur zërat për transferimin e De Ligt tek skuadra katalane.

Marketing

Tash e disa muaj po flitet për një transferim të mundshëm të De Ligt në ‘Camp Nou’, por akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.

Por, fotoja e fundit e publikuar nga ‘Sport’ nxit dyshime të mëdha se marrëveshja mes skuadrës së Barcelonës dhe mbrojtësit holandez po  bëhet.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell foton ku shihen De Ligt dhe De Jong në aeroport. Si e komentoni këtë?