De Jong: Mendoja se do të luaja në Arsenal, por përfundova në Barcelonë

Frenkie de Jong ka thënë se kishte menduar se do të luante për Arsenalin para se t’i bashkohej Barcelonës.

Përfaqësuesi i Holandës u prezantua si lojtar i Barcelonës në Camp Nou javën e kaluar, pas arritjes së marrëveshjes mes Ajaxit dhe kampionit të La Ligës në janar.

De Jong u ble nga Barca pas një sezoni shpërthyes me Ajaxin, të cilit i ndihmoi ta fitojë titullin dhe kupën e Holandës, si dhe ta arrijë gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Por, ai nuk kishte menduar se gjiganti spanjoll do të ishte destinacioni i tij i radhës.

“Në fakt mendoj se Arsenali ka qenë shumë i mirë në të kaluarën. Në mendje e kisha këtë listë: Ajax-Arsenal-Barcelona, mund ta quani këtë rruga Marc Overmars”, tha De Jong.

“Por, nëse shkon drejtpërdrejt në Barcelonë, atëherë do të thotë se je tamam aty ku dëshiron të jesh. Më shpejt seç ke ëndërruar”, shtoi ai.

De Jong iu bashkuar Barçës për 75 milionë euro, plus 11 milionë të tjera bonuse dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2014.