De Ligt ‘po çmendet’ për nënshkrimin me Barcën

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, është njëri nga lojtarët më të përfolur para afatit kalimtar të verës.

Marketing

19 vjeçari holandez regjistroi paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion me Ajaxin, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Barcelona është në ‘pole position’ për nënshkrimin e kapitenit të skuadrës holandeze, por së fundmi në ekuacion është futur edhe Manchester United.

Gjithsesi, ‘Esport3’, raporton se De Ligt ‘po çmendet’ për një nënshkrim me skuadrën katalane.

Në rast se do t’i bashkohej Barcës, De Ligt do të kishte mundësinë që të ribashkohej me shokun e tij Frenkie de Jong.