Debat: A është e gatshme BE-ja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

A është e gatshme BE-ja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor është pyetja kryesore për proceset eurointegruese, ishte thënë në panel diskutimin e sotëm “E zgjedh Evropën: Zgjedhje për Parlamentin Evropian 2019 – mundësi dhe sfida për Republikën e Maqedonisë së Veriut” të cilin e organizon shoqata e Federalistëve të rinj evropianë.

Marketing

Sipas panelistëve, nuk mund të flitet për zgjerimin e Bashkimit Evropian pa ndryshime të mëdha në institucionet evropiane. Rritja e populizmit në Evropë dhe mosbesimi në BE janë sfidë e madhe në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian, ku votat kundër establishmentit nuk janë vetëm kërcënim për procesin e BE integrimeve, por edhe për stabilitetin ekonomik, social dhe politik në kontinent.

“Në opinion ekziston lodhje, që ka që bëjë me disa zhgënjime pas zgjerimeve të fundit drejtë lindjes. Duket se ekziston shqetësim me sundimin e së drejtës në disa vende anëtare dhe për këtë ekziston ideja se stabilizimi demokratik i vendeve të Ballkanit Perëndimor është absolutisht i nevojshëm para se të marrin rekomandim të fortë nga Komisioni Evropian”, theksoi ambasadori francez Kristian Timonie.

Ai theksoi se në Evropë ka debat të vazhdueshëm rreth sovranitetit dhe federalizimit dhe gjithmonë ekzistojnë sfida që të gjendet balansi i vërtetë duke pasur parasysh se BE-ja përbëhet nga kombe me histori, kultura dhe interesa të ndryshme.
Sipas përfaqësueses së delegacionit të BE-së në vendin tonë, Elishka Gertnerova, analizat e rezultateve zgjedhore në vendet anëtare të BE-së tregojnë se kundërshtarët e procesit të BE integrimeve në dekadën e kaluar janë rritur gati dyfish.

Përqindja e votave për partitë politike të cilat janë kundër BE integrimeve në nivel të BE-së është rreth 17 për qind për partitë të cilat janë kundër edhe rreth 26 për qind për opsionet politike të cilat janë pjesërisht kundër procesit të BE integrimeve.

Sipas Gertnerova, ulja afatgjate e perspektivave ekonomike së bashku me emigrimin dhe drojën e popullatës lokale nga ndryshimet e shpejta sociale, janë në bazën e rritjes së populizmit në Evropë.

Si sfidë kryesore për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, Gertnerova i theksoi votat kundër establishmentit.
Përfaqësuesja e Federalistëve të rinj evropianë Selin Gajsman, theksoi se edhe pse shpesh flitet për atë se a janë të gatshme vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, pyetja kryesore për proceset eurointegruese është se a është BE-ja e gatshme për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse nesër vendet e Ballkanit Perëndimor hynë në BE, kjo do të nënkuptojë gjashtë të drejta të reja të vetos, ndërsa e dimë se edhe funksionimi i deritanishëm i BE-së me 28 vende anëtare me të drejtë të vetos është i vështirë. Nëse dëshirojmë të jemi të gatshëm për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor do të nevojiten reforma institucionale të BE-së”, theksoi Gajsman.

Vlerësoi edhe se sfidë kryesore e zgjedhjeve të ardhme për PE është ajo që të rinjtë nuk votojnë, për çka, siç tha, nevojitet që të punohet në rritjen e vetëdijes te të rinjtë në Evropë për rëndësinë e votimit për Parlamentit Evropian.
Simonida Kacarska nga Instituti për politika evropiane, theksoi se anëtaret e reja të BE-së janë treguar si më të mira dhe më kooperuese në sjelljen e vendimeve në BE, që ka treguar se frika nga rritja e të drejtës së vetos me zgjerimin në vitin 2004 është e paarsyeshme.

Marketing