Asociacioni i shoqatave nga fusha e sigurisë, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, sot në Shtëpinë e Kulturës së ARM-së do të mbajë panel debat me temë “Maqedonia para një vendi të ri historik”.

Në debat do të prezantohen mendime dhe qëndrime të ekspertëve dhe anëtarëve të Asociacionit, kushtuar Marrëveshjes Maqedoni-Greqi dhe prononcimin e ardhshëm në referendum të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, me qëllim që të ndriçohen faktet e lidhshmërisë së fundit shkakësore të gjendjes aktuale me ardhmërinë e shtetit dhe perspektivat e brendshme për sfidat e sigurisë dhe lëvizjes.

Në debat qëndrime të paraqesin ish gjenerali Filip Koteli nga nga Shoqata e Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë, dr. Bllagoja Markovski nga Forumi Ballkanik për Siguri, prof. dr. Temelko Ristevski nga BSF, profesor dr. Jove Kekenovski nga FTJ – Ohër, ambasadori Zoran Todorov, si dhe ish gjenerali Mirosllav Stojanovski nga Klubi i gjeneralëve.