Debat për disperzimin e spitalit të Qytetit (Video)

Këto janë disa nga draft-idetë për pamjen e spitalit të ri të qytetit në Shkup. Është e njohur se do të ndërtohet në vendin ku ndodhet Klinika ortopedike “Majçin Dom” në Aerodrom.

Marketing

Që të zbatohen metodat e reja, që të zvogëlohet koha e qëndrimit në spital, neve na nevojitet infrastrukturë e re. Spitali aktuali i qytetit është nga vitet e 30-ta. Ka një përpjekje që të rikonstruohet, por për fat të keq edhe nëse rikonstruohet i gjithë spitali, përsëri nuk do të kemi objekt bashkëkohor, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Spitali i tanishëm i qytetit në qendrën e Shkupit, vlerësohet si trashëgimi kulturore andaj nuk mund të rikonstruohet, thotë drejtori.

Institucioni në emrin e të cilit jam unë këtu, është pjesë e një objekti i cili për shkak të statusit të tij -trashëgimi kulturore, është i mbrojtur me ligj dhe nuk guxon të rikonstruohet. Nga ky aspekt, gjithë potencialet për zgjerim hapësinor janë të pamundura dhe të limituara, deklaroi D-r Ivan Spirovski – K.D, drejtor i spitalit kirurgjik “Shën Naumi i Ohrit”.

Disa nga urbanistët thonë se Aerodromi është lokacion ideal për spital të ri.

Nëse të gjithë shkojmë për shërbime mjekësore në qendrën e qytetit, tani ata shërbime mund t′i marrim në disa pjesë të qytetit. Ndoshta dhe nuk duhet të ndalohet vetëm me ndërtimin e këtij spitali. Me zhvillimin e pjesës veriore të qytetit, vlerësoj se edhe ata banorë duhet të fitojnë një kapacitet të tillë, deklaroi Ivan Arsovski, planifikues urbanistik në Agjencinë për planifikim hapësinor.

Tani për tani, projekti është vetëm në letër, ndërsa sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, vitin e ardhshëm do të dihen më shumë detaje për spitalin e ri në Aerodrom. Ai nuk kishte asnjë përgjigje në lidhje me atë se ku do të duhet të udhëzohen pacientët, e as se ku do të vendosen të punësuarit e tanishëm të “Majçin Dom-it”. Tani për tani nuk ka më shumë detaje për projektin më të madh në shëndetësi, ndërtimin e Qendrës së re klinike.

Spital i ri i qytetit në Shkup, çfarë do të ndodhë me të punësuarit e “Majçin Dom”?

Spital i ri i qytetit në Shkup, çfarëdo do të ndodhë me të punësuarit e “Majçin Dom”?

Publiée par TV21 sur Jeudi 6 septembre 2018

Marketing