Debat për migracione, siguri dhe ligje hibride, në think-tenk forumin në kuadër të Procesit të Berlinit

Migracione, siguri dhe ligje hibride, sundim i drejtësisë dhe e ardhmja e Evropës janë temat të cilat do të debatohet sot në panelet e think-tenk forumit që po mbahet në Shkup në kuadër të presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit për vitin 2020 të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Organizatorë të forumit të titulluar “Stimulim i autonomisë strategjike. Kontributi i Ballkanit Perëndimor ndaj të ardhmes së përbashkët evropiane” janë Instituti për demokraci “Societes civilis” – Shkup (IDSCS(, në bashkëpunim me zyrën Sofjes të Këshillit Evropian për punë të jashtme (ECFR).

Në Forum marrin pjesë përfaqësues të bashkësisë think tenk, shoqërisë civile dhe akademikë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së, të cilët do të debatojnë mbi tema që lidhen me fusha të ndryshme dhe sfidat që dalin nga procesi i Berlinit.

Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demokraci “Societes Civilis” në hapjen e Think-tenk forumit dje theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë përbërëse e Evropës dhe duhet të konsiderohet si partnerë seriozë në çështje evropiane.

“Agjenda dhe narracioni gjithëpërfshirës i Think tenk forumit 2020 e njohin Ballkanin Perëndimor si një partner të barabartë në tryezën e BE. Së bashku, evropianët mund të punojnë drejt qëllimit të autonomisë strategjike, të cilën ne e theksojmë si strategji të dëshiruar të së ardhmes për rolin e BE-së në botë. Sfidat dhe ndryshimi i strukturave globale kërkojnë një narrativë të fortë dhe të unifikuar nga BE, të forcuar nga vullneti politik dhe kapacitetet materiale. Vetëm nëse ata janë të bashkuar në narrativin dhe veprim BE-ja mundet me siguri të ndikojë në dinamikën globale”, tha Troshanovski.

Shtefan Lene, profesor në Carnegie Europe në Bruksel dhe Europe’s Futures, duke u përqendruar procesin e zgjerimit tha se ka ardhur momenti kur hyn në fazë të re të trasformimit të zgjerimit në një proces gjeopolitik.

“Kjo është faza e tretë – zgjerim gjeopolitik. Mbetet të shohim nëse është kjo e mjaftueshme që të ripërtërihet energjia në këtë proces. Personalisht mendoj se metodologjia përmban ide të dobishme dhe interesante, por njëkohësisht mendoj se çështja kyçe është nëse mund t’i bindim vendet-anëtare sërish t’i japim energji dhe ta shtyjnë përpara këtë proces”, vlerësoi Lene.

Sipas tij, sa inteligjenca e BE-së është më e thellë, aq Unioni është më rezistentë, në fushën e tregtisë dhe sferave tjera.

Nesër në ditën e fundit do të ketë dy panele të përbashkëta mes ministrave gjegjësisht përfaqësuesve të ministrive të punëve të jashtme të vendeve-anëtare në Procesin e Berlinit dhe pjesëmarrësve në think tenk forumin. Dy panelet do të jenë të mbyllura për pyetje dhe komente nga publiku. Pjesëmarrësit do të flasin në panele në bazë të pyetjeve të parashtruara nga kryesuesit adekuat të paneleve.

Takimi i ministrave të jashtëm do të mbahet në Shkup, nesër si pjesë e kryesimit të përbashkët me procesin e Berlinit për Ballkanin perëndimor 2020 të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë takim joformal në të ashtuquajturin format “GIMNIH”, duke i përfshirë edhe ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet-anëtare të BE-së nga Procesi i Berlinit, si dhe përfaqësues nga KE, EEAS dhe RSS.

Pas metodologjisë së re të paralajmëruar për negociata inkuadruese dhe në prag të Këshillit për punë të përgjithshme në mars, takimi do të shfrytëzohet, mes tjerash, edhe si mundësi për diskutim të perspektivave evropiane të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor (BP6).

Maqedonia Veriore është e para nga vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila së bashku me Bullgarinë si vend-anëtar i BE-së si bashkëkryesuese e procesi të Berlinit. Procesi u iniciua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe konferenca e parë u mbajt në Berlin në vitin 2014. Qëllimi është të intensifikohet bashkëpunimi rajonal në fushën e zhvillimit ekonomik dhe lidhja infrastrukture në kontekstin e integrimeve evropiane.

Presidencën dymbëdhjetë mujore Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e morën në Pozanj, ndërsa do ta përfundojë në korrik të këtij vitit me samitin e sivjetmë i cili bashkërisht do të organizohet në Shkup dhe Sofje.