Debat shkencor për ndikimin e Marrëveshjes së Prespës ndaj integrimeve euroatlantike

Debat shkencor në temë “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet ndaj integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë” do të mbahet sot në ASHAM.

Marketing

Debati organizohet si përgjigje e nevojës nga analiza shkencore dhe profesionale të Marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutata 817 (1993) dhe 845 (1993) të KS-së së KB-së për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes të përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritet strategjik midis palëve (Marrëveshja e Prespës) edhe në kontekstin shoqëror, politik dhe medial në të cilin është arritur, theksohet në kumtesën e ASHAM-it.

Inkorporimi i Marrëveshjes me ratifikimin e saj në sistemin ligjor të Republikës së Maqedonisë imponon edhe sqarimin e implikimeve të saj ndaj urdhrave ligjore të palëve të dakorduara, por edhe ndaj marrëdhënieve bilaterale dhe ndërkombëtare politike, diplomatike, ekonomike dhe të tjera, shtohet në kumtesë.

Pjesëmarrje në debat do të kenë shumë anëtarë të ASHAM-it, shkencëtarë eminentë, përfaqësues të organeve të pushtetit dhe të misioneve të akredituara diplomatike në Republikën e Maqedonisë.

Në debat është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit të obliguar për çështje evropiane Bujar Osmani dhe shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Osmani dhe ministri Dimitrov do të marrin pjesë në panelin e parë “Konteksti ndërkombëtar dhe politik dhe rëndësia e Marrëveshjes”.

Në panelin e parë do të marrin pjesë edhe kryetari i ASHAM-it, Taki FIti, kryetari i parë i Kuvendit Stojan Andov, ambasadorët e SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë, Xhes Bejli, Kristijan Timonie dhe Tomas Norbert Gerberih.
Paneli i dytë është titulluar “Interpretimi i marrëveshjes dhe implikimet e saja”.

Midis pjesëmarrësve janë Vllado Kambovski, udhëheqës i Qendrës për hulumtime strategjike pranë ASHAM-it, anëtari i ASHAM-it Georgi Stradelov, profesor Vlado Popovski, Blerim Reka, prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL dhe profesori i rregullt në Fakultetin juridik, rektori i FON-it Nano Ruzhin, dekani i Fakulteti juridik “Justiniani i parë” Goran Koevski dhe Lubomir Gajdov, anëtar i tink-tenk trupit “Iniciativa globale për hulumtim të problemeve strategjike”, Qendra për hulumtime strategjike pranë ASHAM-it.

Fjalime të tyre do të kenë edhe Dejvid Stivenson, ish-udhëheqës i sektorit për çështje politike dhe ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe Veli Kreci, profesor inordinar në Fakultetin për shkenca bashkëkohore shoqërore pranë Universitetit të Evropës Juglindore.

Marketing