Debati për dasmat, ja çfarë propozon Edona Llalloshi

Edhe Edona Llalloshi ka një mesazh lidhur me debatin e fundit rreth artistëve.

Marketing

Mundësia e anulimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ka nxitur debat në publik.

I pari ishte Labinot Tahiri i cili paralajmëroi edhe protestë në rast se iu bashkëngjiten kolegët, ndërsa theksoi se nga dasmat varen edhe shumë veprimtari të tjera.

Këngëtarja Edona Llaloshi përmes një postimi të gjatë në Instagram, ka folur për të drejtën autoriale.

Ajo është e mendimit që të formohet një shoqatë, e cila do të mbronte të drejtat e tyre artistike.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I EDONËS, PA NDËRHYRJE:

“Kohën e fundit nëpër statuse të ndryshme të kolegeve tē mij, por edhe nëpër debate televizive, debatohet, komentohet, e drejta e krijuesve dhe performaca e tyre muzikore, si në prezantime, koncerte, darsma, e tubime të ndryshme por edhe e drejta jonë autoriale.
Une konsideroj se komplet qasja është e gabuar!
Duhet te fillohet nga organizimi i mirfillt, mbrenda për mbrenda estradës, e jo si deri më tani me iniciativa kryenveti ose personale.
Prej nga fillimi i karieres sime, ku jan 25 vite, ndëgjoj se të paktën do të formohet një shoqate, e cila do ti mbronte dhe do te zbatonte te drejtat e tona arstisike.
Në 5 vitet e fundit unë jam anetare e rregullt me kontrat, ne platformën Premier Songs.Falë kësaj antarësie unë nuk kam problem nga ana profesionale si nëpër platforma të ndryshme digjitale, në App Store dhe Google Play.
Jame komod si për publikimin dhe distribuimin e prodhimeve te mia muzikore.
Kjo më ka ndihmuar shumë , në rradhe të parë sa i perket piraterisë , dhe kthimin e investimeve në kete industri.
Është hapi i parë dhe i vetem, sipas ligjit mbi te drejtën autoriale, të Republikës së Kosovës, të filloj zbatimi i tij ne prakrikë.
Pra mendoj, se është e kote të debatohet pa nje baze te mire juridike!
Ka shume per tu thënë, dhe në menyrë apsolute nuk dua te ofendoj ose minimizoj punën dhe mendimin, cili do qoft, nga kolegët e mijë, por mendoj dhe jame e sigurt pa nje organizim më të mirë institucional, dhe me ndihmen e Ministrisë së Kulturës, asnjëra nga keto “shqetësime” te ngritura, në te ardhmën e afërt nuk do të REALIZOHEN.
Pra mos te kuptohet si marketing nga ana ime, por tash për tash, e vetmja zgjidhje e shpejt dhe efektive është kontrata me Premier Song……. Ju faleminderit
Me respekt Edona Llalloshi😊”.

https://www.instagram.com/p/B_2LSCrp9X9/?utm_source=ig_embed

Marketing