Debati publik për ligjin e Prokurorisë Publike, VMRO me transparent kundër Jovevskit

Në Kuvend ka filluar shqyrtimi publik i Ligjit për Prokurorinë.
E para diskutoi ministrja e drejtësisë Renata Deskovska e cila numëroi pika kyçe për të cilat kanë dallime me opozitën dhe për to kërkon mendimin e ekspertëve. Pas saj diskutoi kryeprokurori Lubomir Jovefski, por që në fillim deputetët e VMRO-DPMNE-së, shpalosën një transparent kundër Joveskit në të cilin shkruante: Jovefski deri kur do ta fshihni letrën me të cilën Katica ju dha urdhër antiligjor?.
Me ndërhyrjen e sigurimit transparenti u hoq dhe deputetët u larguan nga galeria.

Marketing