Debutim i ëmbël në “Fadil Vokrri”, Kosova fiton pastër ndaj Ishujve Faroe

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Marketing

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë.

Ekipi i Bernard Challandes nuk bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë, por shëprtheu në 45 minutëshin e dytë.

Fillimisht shifrat u zhbllokuan nga Arbër Zeneli në minutën e 50, i cili realizoi me një goditje precize pas disa lëvizjeve mashtruese në zonë.

Goli i dytë erdhi pas vetëm katër minutave me autor Atdhe Nuhiun.

Deri në fund gola nuk pati, kështu që Kosova shijoi fitoren e parë në këtë kompeticion.

Me këtë trepikësh, Kosova avancon në Grupin 3 me 4 pikë pas dy ndeshjeve.