Deçan, pasi përleshen arrestohen nga policia

Tre persona janë arrestuar sot në  rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan pasi fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Marketing

Nga policia ky rast është cilësuar si lëndim i lehtë trupor, transmeton Klan Kosova.

Të dyshuarit e arrestuar janë V.H. i i lindur 1994, F.H.  i lindur 1976 dhe G.H.  i lindur  1989.

Të dyshuarit e lartëcekur me urdhër te prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.