Dedaj: Hetimi ndërkombëtar për Kumanovën heq paragjykimet

z.Dedaj autoritetet në Kosovë por edhe ato në Maqedoni kishin paralajmëruar një hetim të mundshëm ndërkombëtar për luftimet në lagjen e trimave në Kumanovë. Çfarë konkretisht është ndërmarrë deri tani për këtë procedurë?

Marketing

“Ne i mbështesim vendimet e organeve të drejtësisë, nëse Prishtina dhe Shkupi, Institucionet e Kosovës dhe Institucionet e Maqedonisë binë dakord për një hetim ndërkombëtar do të ishte mirë sepse do t’i pastronte shumë hipoteka, paragjykime edhe ndoshta do të jepte një përgjigje drejt fatit të tyre edhe një përgjigje drejt drejtësisë. Megjithatë drejtësia është drejtësi, ligji është ligj dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin, ne i mbështesim Institucionet ligjore dhe mendoj se ato duhet të jenë të drejta dhe një hetim ndërkombëtar vetëm se e kishte pastruar dhe sqaruar disa gjëra”  -u shpreh Gjergj Dedaj, Ambasador i Kosovës në Maqedoni

Marketing