Ambasadori i sapoemëruar i Kosovës në Maqedoni Gjergj Dedaj takoi kreun e Kuvendit Talat Xhaferi për t’u njoftuar me punën e ligjvënësit në vend dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Dedaj deklaroi se është pritur mirë nga të gjithë institucionet në vend dhe shpreson që të vazhdojë bashkëpunimin me ta.

Ai mes tjerash tha që do të mbetet në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme në vend, për të kërkuar sigurim policor për ambasadën të cilën ai drejton, gjë e cila nuk ka ndodhur deri tani.

Jam pritur më mirë se sa kam menduar. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar me pritjen dhe mikpritjen që ma kanë bërë të gjitha institucionet e Maqedonisë pa dallime etnike, edhe maqedonasit, edhe shqiptarët dhe jam shumë i lumtur që do ta kem mundësinë që të kontribuoj me një kontribut modest për rolin dhe misionin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Maqedoni”- tha Gjegj Dedaj, ambasador i Kosovës në Maqedoni.