Definohet e ardhmja e Granit Xhakës, lajmin e jep Mikel Arteta

Granit Xhaka është bashkuar me Arsenalin pasi përfundoi periudhën e pushimeve.

Marketing

Mesfushori kosovar luajti sot kundër Chelseat në miqësore, duke shënuar gol.

Trajneri Mikel Arteta pas ndeshjes deklaroi se Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali.

“Graniti do të qëndrojë me ne. Ai është lojtar kyç në ekipin tonë” u shpreh Arteta.

Arsenali i ka ofruar Xhakës kontratë të re deri në vitin 2025, me rritje page.

Roma ka shprehur interesim të madh për mesfushorin por pavarësisht dëshirës së Xhakës për tu larguar, transferimi nuk do të ndodh.

Marketing