Dega e BDI-së në Gostivar filloi aktivitetet për zgjedhjet brendapartiake

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në koordinim me kryesinë qendrore filloi aktivitetet për zgjedhjet brendapartiake në kuadër të degës dhe Këshillave Vendore.

Marketing

Nga dita e premte nisën aktivitetet për zgjedhjet në 44 këshilla vendore, për të kaluar pastaj në kuvendin e degës dhe duke e kurrorëzuar me kongresin e partisë.
Me këtë rast, fjalë rasti pati z. Nevzat Bejta në cilësinë e anëtarit të grupit punues në nivel qendror dhe kryetari aktual i degës së BDI-së në Gostivar.

Në mbledhje Koordinatori për organizimin e zgjedhjeve Qeramedin Selimi prezantoi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor. Në grupin punues për organizimin e zgjedhjeve u zgjodhën edhe Saranda Imeri, Selvije Saliju, Jamin Sinani, Ylber Jusufi dhe Bashkim Hasani.

Marketing