Dëgjohen dëshmitarët në lëndën “Titanik”

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e parregullsive zgjedhore “Titanik” ishte dëgjuar dëshmitarja Zhaneta Zaec, e punësuar në repartin drejtues të SP Resnjë pranë MPB-SPB Manastir, e cila në vitin 2012 ka punuar në dhënien e letërnjoftimeve.

Marketing

“Në atë periudhë kishte grup më të madh të personave nga Shqipëria, që ishin me marrëveshje për shfrytëzim të banesës dhe çertifikatë nga libri amë. Të njëjtat i fotografuam pa u bërë kontroll paraprak i adresës”, deklaroi dëshmitari.

Kemi pasur mjaft vërejtje negative, tha dëshmitari, për shkak të së cilës u konsultuam me shefen, me ç’rast kryeshefja na tha të mos i refuzojmë dhe t’i lëmë ashtu pa zgjidhje.Në pyetjen e Ilija Dimovskit, nëse ka pasur kontroll në listën zgjedhore, dëshmitari tha se kanë marrë lista nga Komisioni Zgjedhor për kontroll të të dhënave në sistem.

Në pyetje të Gordana Jankulloskës nëse në punën e saj ka pranuar kërkesë pa dokumentim të tërësishëm, dëshmitari tha jo.

Në pyetjen e Mile Janakieskit nëse ka ndalesë ligjore për fotografim gjatë dorëzimit të dokumentacionit, dëshmitari tha se ligji kërkon dokumentim të plotë që të bëhet fotografimi dhe dhënia e letërnjoftimeve.

Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanova.

Në këtë lëndë, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në rastin “Titanik”, akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për “bashkim kriminel”, “shkelje të të drejtës zgjedhore”, “shkelje të lirisë së shprehjes së votuesve”, “ryshfet gjatë zgjedhjes dhe votimit”, “shkatërrim të materialit zgjedhor” dhe “keqpërdorim të mjeteve financiare për fushatë zgjedhore”. .

Marketing