MIRË SE KENI ARDHUR TË DASHUR VLLEZËR, MOTRA, FAMILJARË NGA MËRGIMI!
Paçi ditë të këndshme qëndrimi në vendlindjen tuaj të shtrenjtë për të cilën nga larg digjet shpirti e nga afër çmallet e nuk ngopet zemra!

Ajo është e tillë siç është, asaj ndoshta i mungon shumëçka që ju do të dëshironit ta ketë, por ka ëmbëlsinë shumë të veçantë të dëshirës për ta dëshiruar e dashuruar!
Le të Qëndrojmë pranë jush e në shërbimin tuaj për të ndier tek njeri-tjetri lumturinë e pafund.
Me respekt,
Fatmir Dehari