Dehari kërkon disiplinë më të madhe për sukses të arsimit në Kërçovë

Në deklaratën për mediat lokale, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dërgoi mesazh të fuqishëm deri te të gjitha punonjësit e arsimit, sidomos deri te drejtorët e këtyre institucioneve. Ai tha se është koshientë që duhet të ngrihet arsimi në nivel më të lartë dhe me këtë rast, theksin e vendosi në disiplinën dhe përkushtimi, që sipas tij është element kyç prej ku duhet të nisemi drejt përmirësimit të sistemit arsimor.

Marketing

“Ne si pushtet lokal në përputhje me ingerencat tona, në këtë fushë, përpiqemi në mënyrë permanente ta përmirësojmë mësimin kabinetik”; tha Dehari dhe dërgoi apel deri te të gjithë drejtorët e shkollave të kërkojmë edhe aplikojnë për fonde në Komunë, që të ngrihet dhe përmirësohet mësimi në kabinete shkollore.

Ai i lavdëroi drejtorët e disa shkollave, të cilët me të vërtetë, siç tha, kanë bërë hap të madh për avancimin, para se gjithash në disiplinën në funksionimin e institucionit. Dërgoi lëvdata për punën e drejtorit të SH.F. “Dr. Vladimir Polezhinovski” dhe të kopshtit “Olga Miceska”, Goran Karanfilovski dhe Sadik Ahmeti, për të cilët tha se kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për përmirësimin e ambientit të përgjithshëm në institucionin edhe atë për periudhë të shkurtër pas hyrjes në funksion.