Dehari: Komuna e Kërçovës mbetet e paprekur nga KOVID-19

Çdoherë kemi pasur sukses bashkërisht, do të kemi sukses edhe tani, vetëm me punë dhe disiplinë, kanë qenë fjalët e kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për buletinin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me gjendjen e koronavirusit në vend.

Marketing

“Kërçova ende mbetet e paprekur nga Kovid-19. Rasti më i ri i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë gjendet në Qendrën e izolimit në Shkup e cila ka origjinën nga shtetet evropiane dhe nuk ka qëndruar në Kërçovë”, ka thënë Dehari.

Marketing