Dehari mund të kandidohet sërish për Kërçovën

Ditëve të fundit në rrjetet sociale është hapur tema e zgjedhjeve lokale 2021 dhe kandidatët e mundshëm për kryetar komune në Kërçovë.

Marketing

Qarkullojnë emra të ndryshëm si nga BDI, ASH, por edhe parti tjera.

Dy ciklet e kaluara të zgjedhjeve lokale, partitë shqiptare kanë përkrahur kandidatin e BDI-së, i cili ka fituar dy mandate radhazi.

Kryetari i aktual i kësaj komune Fatmir Dehari për TV21, tha se vullneti shumicës së qytetarëve do ta përcaktojë kandidatin e ardhshëm për kryetarë komune, më çka la të kuptohet se sërish mund të kandidohet për një mandatë të tretë.

“Jam i koncentruar për vitin që na vjen apo për muajt që na vijnë, pastaj janë punët që kam përballë, premtimet që kam dhënë para qytetarëve. Na mbesin edhe disa muaj deri në zgjedhje lokale dhe mos të harrojmë, nuk punoj në asnjë moment për të fituar zgjedhjet, por punoj për të realizuar projektet, ato premtime, prioritete janë projektet, punoj për të mundësuar një të ardhme më të mirë të këtij qyteti. Në asnjë mënyrë jo për të krijuar një situatë për të favorizuar kandidaturën time në zgjedhje qoftë në zgjedhje lokale apo në çfarë do zgjedhje tjera”, u shpreh Fatmir Dehari për TV21.

Në BDI përveç Deharit, jozyrtarisht përmendet edhe emri i ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si kandidat i mundshëm për kryetar komune.

Por sipas paralajmërimeve, me kandidatë të tyre do të del edhe Aleanca për Shqiptarët bashkë me Alternativën. Këtë e ka thënë hapur lideri i ASH-së Ziadin Sela në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare.

“Prej këtu bashkërisht përgatiteni, nuk do të ketë në zgjedhjet lokale kandidatë të BDI-së, por zgjedhjet e ardhshme lokale do t’i fitoj koalicioni ASH-ALTERNATIVA këtu në Kërçovë. Dhe natyrisht që do te jetë jo vetëm dikush që flet shqip, por shqiptarë tamam me nam e nishan dhe që do ta bëjë të ndihet krenare Kërçovën me investime”, deklaroi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

TV21 mëson se ASH po e përgatitë Remzi Memedin për kandidatë për kryetarë komune, por nuk përjashtohet mundësia kandidat të jetë drejtori aktual i Shtëpisë së Kulturës në Kërçovë Mazllam Osmani nga Alternativa.

TV21 kontaktoi përfaqësuesit e ASH dhe Alternativës në lidhje më këta emra. Nga atje as nuk i pohuan e as nuk i mohuan, por vetëm thanë se gjasat janë të mëdha që këto dy parti të dalin me një kandidatë të përbashkët.

Marketing