Dehari: Në Zajaz vazhdojnë punimet dhe përfundojnë disa

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka njoftuar se punimet në Zajaz vazhdojnë dhe se disa nga këto punime kanë përfunduar.

Marketing

“Ndërkohë, në Zajaz vazhdojnë punimet dhe përfundojnë disa!
Asfaltimi i rrugës që lidh dy lagje, nga hyrja e stadiumit dhe përfundon në pjesën tjetër te hotallarët me gjatësi 800 metra!
Nga ana tjetër, përfundon shtruarja e rrugës me pllaka bekatoni në Teqe.
Tani duken më bukur,
Vetëm për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush!
E mira vjen nga puna.
Ju duam me punë.” thuhet në njoftimin e Fatmir Deharit.

 

 

Marketing