Dehari ua uroi kërçovarëve Ditën e Punës

Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari, në festën e djeshme e cila u mbajt në Kala në Kërçovë, gjatë orës policore, me video-mesazh, kërçovarëve ua uroi 1 Majin.

Marketing

“Sot është 1 Maji, Dita e Punëtorit. Edhe pse nuk festohet në të gjitha vendet në botë, megjithatë për mua fjala punëtor, në shpirtin tim ka një vend të rëndësishëm, si dhe në familjen time edhe për të gjithë popullin tim”, theksoi Dehari.

Ai theksoi se të gjithë jemi në gjendje të jashtëzakonshme që e ka përfshirë mbarë botën, në pandeminë nga Kovid-19, theksoi se kryetari i Kërçovës, duke shtuar se në radhët e para në luftën kundër kësaj pandemi janë punëtorët, gjegjësisht, punonjësit shëndetësorë, punonjësit e policisë, pjesëtarët e armatës, gazetarët, punonjësit në administratë, punonjësit komunalë, bujqit, blegtorët…

Ai u bëri apel të vazhdojmë si punëtorë të ndërgjegjshëm, duke pasur distancë fizike, e jo sociale, të luftojmë në gjendje të këtilla.

Ai edhe krahas Ditës së Punës uroi edhe Muajin e Shenjtë të Ramazanit, duke dëshiruar shëndet në të gjitha familjet