Dehari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka dërguar urim deri te të gjithë besimtarët myslimanë duke theksuar se për fat të keq, “festohet në kohë të pandemisë, por është motiv që të jetohet në mirëkuptim dhe respekt ndërnjezëor”.

Marketing

“Mëshira e Gjithmëshirshmit mbuloftë të gjitha gabimet e paqëllimshme e na shtoftë durimin, dashurinë ndaj njeri tjetrit, respektin e ndërsjellë, dëshirën e bashkëpunimit e mirëkuptimit, gjithnjë duke lënë gjurmë shembullore te të rinjtë, virtyte të larta këto me të cilat i Madhërishmi do të ishte i kënaqur e do të shtonte edhe më shumë ndihmën e tij ndaj nesh. Gëzofshi e festofshi gjithmonë me bekimin e Zotit fuqiplotë!”, thekson në urimin e tij, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.