deja e ‘çmendur’ e presidentit të La Ligas, i kthen në Spanjë Mourinhon dhe Guardiolan

“Cristiano Ronaldo nuk na mungon”. Këto kanë qenë fjalët e Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”. Numri një i kampionatit spanjoll ka lënë të kuptohet se marka e La Liga-s nuk është prekur nga largimi i yllit portugez. Megjithatë, ai ka pranuar se ka dëshirë të kthejë në Spanjë dy trajnerët që konsiderohen si më të mirët në botë: Guardiola dhe Mourinho.

Marketing

Objektivi i deklaruar nga Tebas është ai që të luftojë dhe të fitojë sfidën me Premier League dhe ta kthejë La Liga-n në kampionatin më prestigjioz në botë. “Do më pëlqente të kishim lojtarët më të mirë dhe trajnerët më të mirë. Do të më pëlqente të kishim Mourinho-n dhe Guardiola-n, për shembull”, ka thënë ai.

Për sa i takon lojtarëve, Cristiano Ronaldo është mungesa e madhe në këtë sezon të La Liga-s. “Kemi punuar për ta bërë kampionatin më të rëndësishëm se çdo klub ose lojtar. Katër vite më parë do të isha shqetësuar për largimin e tij, por jo sot”.

Duke u kthyer te rivaliteti me Premier League: “Premier nuk ka një Top të Artë që nga koha e Owen, por është kampionati me të ardhurat më të larta. Kjo tregon se kur ofron një produkt tërheqës nuk është e domosdoshme të kesh lojtarët më të mirë”, ka përfunduar Tebas.

Marketing