Simge Sagin është një nga këngëtaret më të njohura në Turqi.

Ajo e filloi karrierën në vitin 2010 dhe publikoi këngë që tani janë hite.

Por diçka që nuk e dinit për Simgen është fakti se ajo është me origjinë shqiptare.

Nëna e këngëtares është nga Shqipëria ndërsa babai është turk.

Simge së fundmi tregoi në një postim në Instagram Story se nëna e saj kishte gatuar byrekun e famshëm shqiptar.

Ajo publikoi një foto nga gatimi i të ëmës dhe u shpreh se është privilegj të jesh shqiptar.

“Të jesh shqiptar është privilegj. I lumshin duart nënës sime”-shkruajti këngëtarja.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave shqiptar të këngëtares./revista who/