Deklarata e Scott për pavarësinë e Kosovës “çon në këmbë” Serbinë, vijnë reagime të ashpra

Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, se SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka nxitur reagime të mëdha në Serbi.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme, ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin kishte thënë se një deklaratë e tillë e ambasadorit “tregon vetëm arrogancën e tij”, shkruan lajmi.net.

“Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga qeveria”, tha Vulin.

I shpejtë në reagimin e tij ishte edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili tha se përfaqësuesit e Qeverisë serbe është dashur të reagonin ndaj kësaj deklarate, dhe se sipas tij ambasadori amerikan nuk është i thirrur për të korrigjuar gazetarët.

“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria është dashur të reagonin ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrur për t’i korrigjuar gazetarët”, deklaroi Vuçiq.

E ani pse kryeministrja serbe nuk reagoi ndaj kësaj deklarate, e ashpër u tregua zëvendësja e saj, Zorana Mihajloviq.

“Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kurr nuk do ta bëjë një gjë të tillë, edhe pse SHBA-të janë sponsori kryesor i saj”, deklaroi ajo.

Scott në deklaratën e tij për gazetarë tha po ashtu se Qeveria e Kosovës është Qeveri legjitime e zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, dhe të njëjtës nuk mund t’i referohemi si e ashtuquajtur.

Marketing