Deklaratë e Drejtorit të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, Bejtulla Zaimi, rreth akuzave të Arben Taravarit

Emërimi im drejtori i shkollës fillore “Ismail Qemali” është ligjor. Kam konkuruar në konkursin e rregullt të MASH dhe nga qershori i vitit të kaluar, kam mandatë prej katër vitesh drejtorë. Në këtë rast shkelje ligjore ka bërë kryetari i komunës dhe jo unë. Ai, pas gjashtë muajsh, konkretishit në dhjetor të 2018-tës, më shkarkoi nga detyra. Kandidatura ime është miratuar edhe nga Këshilli i Shkollës dhe Inspektoriati Shetëror i Arsimit, të cilët nuk kanë konstatuar asnjë shkelje ligjore.

Marketing

Unë konkurova në shkollën fillore “ismail Qemali” me konkursë të rregullt. Unë nuk jam i punësuar në këtë shkollë, por kam konkuruar dhe jam pranuar drejtor përmes konkursit. Këshilli i shkollës e shqyrtoi të gjithë dokumentacionin dhe solli vendim që si kandidatë i plotësoj të gjitha kushtet të jem drejtorë në shkollën “Ismail Qemali”. Të njejtin vendim ata e dorëzojnë deri te MASH, në atë kohë MASH i kishte kompetencat dhe ministria ma solli mua vendimin që katër vitet e ardhshme unë të jem drejtorë. A ka pasur dy ose tre shpallje, mua nuk më intereson, ajo është punë e shkollës, ministrisë ose komunës. Tash askush nuk mundet vendimin e Këshillit të Shkollës ta ndërpresë ose ta vazhdojë, pasi vendimi është për katër vite dhe unë zotohem se për katër vite do ta kryejë detyrën me nderë.

Në konkursin e 2018-tës, isha kandidatë i vetëm për drejtorë në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar dhe nuk ka pasur asnjë ankesë për emërimin tim drejtorë në afatin ligjor prej 15 ditësh.

“Konkursi ishte në vitin 2018-të, në muajin maj të vitit të kaluar. Proceduart e përzgjedhjes zgjatë deri në qershor, pasi duhej të mblidhet Këshilli, të shihen afatet kohore dhe u zgjodh kandidati. Unë isha kandidati i vetëm dhe nuk kishte asnjë ankesë. Vendimin që ma sjellin me 22 qershor 2018-të si drejtorë, vlenë për katër vite. Në fund të vendimit qendron qartë se mund të bëhet ankesë prej 15 ditësh, por ankesë askush nuk ka bërë. Dhe tani pas dy-tre muajsh punë, dalin me opsione se konkursi qenka bërë me dy ose tre shpallje ose konkursi paska qenë anti-ligjor”.

Edhe përskaj lojrave politike, në shkollën ku jam drejtorë, nuk ka pasur asnjë pengesë për mbarëvajtje të procesit edukativo-arsimor. Ndërsa, për shkakrimin e tij, kompetetë është vetëm Këshilli i shkollës dhe askush tjetër.

Unë mabrova një mandatë katër vjeçar drejtorë dhe jam zgjedhur edhe për një mandatë të dytë katër vjeçar. Me kërkes të Këshillit të Shkollës, Këshillit të Prindërve dhe Këshillit të Arsimtarëve unë vazhdojë edhe katër vite tjera. Nëse kjo i pengon kryetarit të Komunës ose ministrit, është çështje tjetër. Megjithatë, ne obligimet i kryejmë ashtu siç duhet. Nuk mund të vijë dikush dhe të na pengon procesin edukativo-arsimor vetëm se nuk i pëlqeka dikujt drejtori. Vendimin tim për drejtor prej katër vitesh mund ta prish vetëm Këshilli i Shkollës dhe Gjykata.

Drejtori i shkollës fillore “Ismail Qemali” në Gostivar,

Bejtulla Zaimi

Marketing