Deklarojnë apartamente në Shkup po jetojnë në vendlindje, ja rekorderët që arkëtojnë mijëra euro

Mbi 525 mijë euro janë paguar për shpenzimet e rrugës për deputetët vitin e kaluar, kështu tregojnë analizat e bëra nga Makfaks nga të dhënat që janë arritur përmes shfrytëzimit të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik.

Marketing

Analiza tregon se sjellja e ndryshimeve ligjore me të cilat është ulur kompenzimi për shfrytëzim të automjetit personal për shërbime zyrtare ndikon në uljen e shpenzimeve për rrugë por megjithatë ka rritur edhe më shumë e disa prej tyre ju paguhet mijëra euro në muaj që të shkojnë në punë në parlament dhe të kthehen në qytetet nga vijnë.

Nga viti i kaluar rekorder në këtë punë ka qenë Beti Rabacievska nga LSDM që jeton në Resnjë e cila ka arkëtuar 11.700 euro, e pas saj edhe Mira Stojcevska që jeton në Dellcevë ka arkëtuar 10.396 euro kurse Alija Kamberoski nga PEI që jeton në Strugë ka arkëtuar 10.355 euro.

Në pjesën e dytë të gjashtë mujorit të vitit të kaluar në majën e listës janë Kamberoski me 8.356 euro, Rabacievska me 7.728 euro, Zoran Ilioski i VMRO që jeton në Manastir me 7.680 euro dhe Emilija Aleksandrova që jeton në Berovë me 7.121 euro.

Edhe pse në listat e anketimeve të deklarimit të pasurisë shumica e deputetëve kanë deklaruar apartamente në Shkup, por megjithatë ato vendosin të ‘jetojnë’ në vendlindje dhe të arkëtojnë shuma të majme parashë nga buxheti.

Marketing