Del lista/ Ja të gjitha bizneset që do të ngrenë qepenët nga dita e hënë, kush do vazhdojë të jetë i mbyllur

Ashtu siç e njoftoi kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, është publikuar sot në portalin “e-Albania” lista e të gjitha aktiviteteve, që do të lejohen të rifillojnë punën nga dita e hënë e javës së ardhshme, nga ora 05:00 deri në 17:30.

Marketing

Lista, që “BalkanWeb” e sjell të plotë më poshtë, parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte, të cilat ishin mbyllur prej më shumë se një muaji, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjithashtu, do të lejohen edhe shërbimi catering, ose me dërgim i produkteve.

Pjesë e listës së re janë edhe tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, lulet, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, pjesët e këmbimit të automjeteve, etj.

Ndërkohë, në listë nuk janë përfshirë një sërë biznesesh të tjera, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, për shkak se përbëjnë rrezik për përhapjen e COVID-19. Kështu, të mbyllura do të qëndrojnë baret, restorantet, parukeritë dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët.