Del në shitje shtëpia luksoze e ish-çiftit Brad Pitt dhe Jennifer Aniston me një çmim marramendës

Rezidenca luksoze në Beverly Hills që Brad Pitt dhe Jennifer Aniston dikur ndanin së bashku, është hedhur përsëri në treg.
Ish çifti u martua në vitin 2000 dhe jetonte në folenë e dashurisë historike nga viti 2001 deri në vitin 2006, kur e shitën atë një viti pas divorcit të tyre, shkruan Daily Mail.

Marketing

Në 2001 ata e blenë atë për 13.5 milionë dollarë dhe tani mansion luksoz kap vlerën e 49 milionë dollarë.
Prona është ndërtuar në vitin 1934 me 12 dhoma gjumi dhe 12 banjo.

Shtëpia ka një dhomë të madhe formale ngrënie me hapësirë për 20 mysafirë. Ka edhe një dhomë stërvitje, pishinë të madhe, një pavion tenisi dhe shtëpi mysafirësh.
Ajo ka poashtu një privatësi me dy hyrje të ndara në dy rrugë.

Shtëpia u ndërtua nga Frederick March dhe u dizajnua nga Wallace Neff.

Pas ndarjes së tij nga Jennifer, Brad ishte në lidhje me Angelina Jolie para se të martohej me të në 2014.
Ata u ndanë në vitin 2016 dhe ndanë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Jennifer u martua me aktorin Justin Theroux në vitin 2015, por ata u ndanë rrugët në vitin 2017.

Marketing