Këngëtari Vlatko Ilievski, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij, ka vdekur nga konsumimi i një sasie të madhe të lëndëve narkotike.

Kjo është pjesë e raportit mjeko-ligjor mbi ekspertizën e kryer për të definuar shkaqet e vdekjes të këngëtarit Ilevski, njofton Dosie.mk, transmeton Aktuale.mk

Sipas raportit në gjakun dhe organizmin e Ilievskit, u gjetën barna të forta narkotike, nga të cilat më e forta kokaina, të gjitha këto të përziera me supstanca tjera dhe alkool.

Rezultatet janë dorëzuar në prokurorinë publike e cila duhet të veprojë në këtë rast.