Delaney: Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, jep dorëheqje

21:07 | 20 Prill 2021

Marketing

Pas lajmit të raportuar nga TalkSport se Superliga nuk do të jetësohet fare, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është dorëhequr nga klubi.

6 klubet e Premierligës të ndjekura nga Barcelona dhe Atletico Madrid, janë tërhequr nga Superliga, transmeton lajmi.net.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e quajti presidentin e Juventusit si një ‘idiot’ dhe tani ky i fundit ka dhënë dorëheqje.

Juventus duket se do të largohet nga Superliga, pas largimit të Agnellit si president.

Gazetari Miguel Delaney, nga gazeta Independent ka bërë të ditur lajmin për dorëheqjen e Agnellit./Lajmi.net/

Marketing