Delegacion i Kuvendit për vizitë zyrtare në Bukuresht

Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Rumanisë, i kryesuar nga Panço Minov, kryetar i Grupit, i cili përbëhet nga anëtarët: Meral Uzeiri-Ferati, Sashko Kostov dhe Dragan Danev nga 5 deri më 8 shkurt 2020, janë për vizitë zyrtare në Rumani.

Marketing

Gjatë qëndrimit, delegacioni në Parlamentin Rumun, do të zhvillojë disa takime, duke përfshirë me Alina Gorgiu, nënkryetare e Senatit, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe me Grupin e Bashkëpunimit Rumania – Maqedonia e Veriut.

Në takim, ndër të tjera, do të bisedohet mbi zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar midis të dyja vendeve mike, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe llojit tjetër të bashkëpunimit.

Marketing