Delegacion nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë për vizitë në Maqedoni

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë i udhëhequr nga kryetari i Gjykatës, Zuhtu Arslan dhe dy gjyqtarë të tjerë dhe gjyqtari raportues i Gjykatës, prej sot deri më 12 shtator do të qëndrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Marketing

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Arslan dhe anëtarët e delegacionit do të takohen me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë pjesës së punës gjyqtarët kushtetues do të bisedojnë në tema: “Ankesa kushtetuese në Maqedoni dhe sistemi i padisë individuale kushtetuese në Turqi” dhe “Paditë para GJEDNJ dhe vendimet kundër dy shteteve”.

Është paralajmëruar se delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë do të pranohet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe nga ministri pa resor në Qeveri, Adnan Qahil.

Vizita e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë është vazhdim i bashkëpunimit të shkëlqyer të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë dhe është në kuadër të Memorandumit për mirëkuptim dhe bashkëpunim bilateral midis gjykatave kushtetuese të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Maqedonisë të firmosur në vitin 2007.

Marketing