Delegacion nga OEMVP-ja vizituan Bashkimin e Prodhuesve Shqiptar në Tiranë

Delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vizituan Bashkimin e Prodhuesve Shqiptar në Tiranë, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Expocity Albania. Me këto takime, sipas OEMVP, ajo vërteton që është ithtare e promovimit të sipërmarrësisë, risive, konkurrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve dhe rajonalizimit/internacionalizimit të bizneseve në nivel rajonal.

Marketing

“Këto bashkëpunime ndihmojnë që bizneset e këtyre dy vendeve fqinje të kenë bashkëpunime të shumta, të cilat do të shpërblehen me sukses të ndërsjellë. Kjo është një mundësi e mirë për kompanite tona anëtare të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në vendet e rajonit, por edhe më gjerë”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

Marketing