Delegacion parlamentar në Konferencë interparlamentare në Rumani

Një delegacion parlamentar prej sot deri të shtunën në Bukuresht do të merr pjesë në Konferencën interparlamentare të organizuar nga Komisioni për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe Komisionin për politikën e përbashkët të sigurisë dhe shtetet anëtare të BE-së.

Marketing

Në përbërje të delegacionit parlamentar janë Hari Lokvenec, kryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, Emilija Aleksandrova, anëtare e Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe politikë të jashtme dhe Ane Lashkoska, anëtare e Komisionit për politikë të jashtme.

Në konferencë pritet të hapet debat për implementimin e prioriteteve të kryesimit rumun në Këshillin e BE-së, ndërsa është paralajmëruar edhe paraqitje e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Federika Mogerini. Pritet prania edhe e shumë ministrave rumun, përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.

Sipas agjendës, është paraparë edhe diskutim për çështje me rëndësi dhe aktuale siç janë prioritetet dhe strategjia për të ardhmen e sigurisë evropiane, rëndësinë strategjike të Detit të Zi në BE, mënyrën e forcimit të mbrojtjes në BE, Bregzitin, si dhe perspektivat e ardhshme në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit.

Marketing