Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë për vizitë disa ditore në Katar

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në Kuvendin e 140 të Unionit Interparlamentar e cila do të mbahet nga sot deri më 10 prill në Doha të Katarit.

Marketing

Delegacioni e udhëheq kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa me të në vizitën e punës do të marrin pjesë edhe Dime Velkovski, Jovan Mitrevski, Dimitar Stevanandxhija, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Juliana Nikollova, Cvetanka Ivanova.

Në këtë Kuvendi të Unionit Interparlamentar pritet që të marrin pjesë 1.600 përfaqësues nga mbi 160 vendet anëtare të Unionit, si dhe mbi 80 kryetar të Kuvendeve.

Në Kuvendin e 140 të Unionit Interparlamentar si temë kryesore do të jetë “Kuvendi si platformë për përmirësimin e arsimit si paqe, siguri dhe qeverisje e së drejtës”.

Unioni Interparlamentar, i themeluar më vitin 1889, është organizata politike më e vjetër shumëpalëshe dhe shoqata më e madhe interparlamentare, e cila përfshin 178 kuvende kombëtare dhe 12 asambletë parlamentare ndërkombëtare. Organizata Botërore e Parlamenteve me bazë në Gjenevë mban statusin e vëzhguesit të përhershëm në Kombet e Bashkuara.