Delegacioni i NP ‘Higjiena Komunale’ për vizitë pune në Bursa

Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani, i shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes, sot realizoi vizitë pune në Bursa të R. së Turqisë, ku pati mundësi të takohet me zëvendës kryetarin e komunës Osmangazi, Bulent Hamdi Çingil, si dhe me menaxherin e përgjithshëm të Ndërmarrjes për shërbime komunale në qytetin e Bursës, Memish Memish.

Marketing

“Me përfaqësuesit e komunës Osmangazi, si dhe me menaxherin e përgjithshëm të Ndërmarrjes për shërbime komunale të qytetit të Bursës shkëmbyem përvoja e ide pune tejet të dobishme në sferën e mbledhjes dhe përzgjedhjes së mbetjes komunale, ndërsa patëm mundësi ta vizitojmë edhe Qendrën më të madhe për përzgjedhjen e mbetjes në këtë rajon”.- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale- Shkup, Abdusamed Shabani.

Delegacioni i NP Higjiena Komunale- Shkup gjatë ditës së nesërme do të realizojë takim zyrtar me përfaqësues nga Ministria për Mjedis Jetësor e R. së Turqisë.

Marketing