Delegacioni qeveritar në samitin për Ballkanin Perëndimor në Poznanj

Në qytetin polak Poznanj sot vazhdon samiti i gjashtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit për mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe eurointegrimeve. Në fokus të samitit në të cilin do të marrë pjesë edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, do të jenë bashkëpunimi rajonal, lidhja, mobiliteti, mënyrat për tejkalimin e sfidave ekzistuese dhe rritja e ekonomive në rajon.

Marketing

Ngjarja qendrore në Poznanj do të jetë takimi i nesërm i shefave të shteteve ose qeverive në të cilin duhet të shpallet kryesimi i ardhshëm i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit.

“Në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Poznanj, në konferencë të përbashkët të kryeministrit Zaev me kryeministrin e Polonisë Mateush Moravhecki, me kancelaren e RF të Gjermanisë Angela Merkel dhe me kryetarin e Qeverisë së Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili do të mbahet nesër në orën 15:00, do të shpallet se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë do të finalizojnë në korrik të vitit 2020 me samitin vjetor i cili së bashku do të organizohet në Sofje dhe Shkup, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar”.

Potencojnë se nga fillimi i kësaj iniciative,për herë të parë ndodh që një vend anëtar i Ballkanit Perëndimor, kandidat për anëtarësim në BE, siç është Maqedonia e Veriut,të bashkëkryesojë me Procesin e Berlinit dhe së bashku me Bullgarinë, vendi anëtar, t’i organizojë dhe t’i koordinojë projektet për mbështetje të bashkëpunimit rajon dhe eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor.

Programi për shefat të shteteve dhe qeverive të Samitit për Ballkanin Perëndimor, kur kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateush Moravjecki do t’i pritë shefat e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kancelaren Anegela Merkel dhe anëtarët e delegacionit qeveritar të RF të Gjermanisë, e cila është mbështetëse e iniciativës të Procesit të Berlinit dhe ka për qëllim ta ndihmojë përforcimin e kapaciteteve të vendeve të rajonit në proceset e saja eurointegruese.

Në sesionin qendror plenar të samitit, mysafirët nga rajoni do t’i përshëndet edhe presidenti i Polonisë Andzhej Duda.

Kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në të gjitha sesionet e punës së Samitit dhe do të ketë fjalime në drekën e punës dhe në sesionin plenar.

Formati ministror i Samitit për Ballkanin Perëndimor fillon sot, kur në sesionet tematike me kontribut të tij do të marrin pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për resorë ekonomikë Koço Angjushev dhe zv/kryeministri për çështje ekonomike,Koço Angjushev, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtmme dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.

Agjenda e Samitit të Procesit të Berlinit në Poznanj bazohet në dimenzion politik dhe ekonomik, Zona kryesore të bashkëounimit janë lidhja transportuese dhe energjetike e Rajonit, integrimi ekonomik, sektori i biznesit, bashkëpunimi midis të rinjve, trajtimi i çështjeve bilaterale dhe të tjera nga e kaluara e Rajonit, por edhe sfidat globale dhe të sigurisë dhe ato të emigracionit.

Kjo pjesë e Samitit pritet të mbyllet me ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjeve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisionin Evropian dhe me institucionet financiare evropiane dhe projektet infrastrukturore të cilat pritet të miratohen gjatë tubimit të sivjetëm të vendeve të rajonit të përfshira në Procesin e Berlinit.

Në këtë ceremoni do t’i paraprijë forumi i biznesit i cili sivjet i dedikohet digjitalizimit të sektorit publik dhe privat të Ballkanit Perëndimor dhe tregut energjetik në vendet në tranzicion.

Procesi i Berlinit paraqet platformë për dialog evropian dhe bashkëpunim, i cili i jep mbështetje politikës së zgjerimit të BE-së.Çdo vit në Samitet vjetore për rajonin, kontribut në këtë drejtim jep edhe Forumi i organizatave civile të Ballkanit Perëndimor dhe nga Bashkimi Evropian.

Marketing